23 Shtatori – Dita e Komunës Dibër

Këshilli i komunës së Dibrës në seancën e rregullt të 27-të me shumicë votash ka sjell vendim 23 shtatori të shënohet si ditë e Komunës.

Pas debatit të gjatë vendimi është sjell me votat e këshilltarëve të BDI-së, Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, derisa të përmbajtur kanë qenë këshilltarët e LSDM-së, PAE-s dhe VMRO-DPMNE-së.

Ata kanë thënë se Dibra më shumë se 70 vite e shënon si ditë të Komunës 8 Shtatorin, ditën e çlirimit në vitin 1943 dhe kërkon që para se të sillet vendim i tillë të ketë diskutim publik me pjesëmarrje të Shoqatave të qytetarëve, Organizatës së mundjes, historianë të cilët do të shpjegojnë rëndësinë e 23 shtatorit dhe siç thanë ndoshta do të del edhe një datë tjetër e rëndësishme historike që mund të caktohet si ditë e komunës.

Shpjegim për propozimin që është hap i njëpasnjëshëm pas kërkesës së Shoqatës dibrane të të burgosurve politik dhe persona të persekutuar, ka dhënë kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli.

“23 shtatori është datë me rëndësi të madhe historike për Dibrën. Në këtë ditë më 1913, Dibra është çliruar nga forcat okupuese serbe- malazeze. Në çlirimin e parë të saj kanë marrë pjesë pjesëtarë nga gjitha bashkësitë etnike që kanë jetuar në Dibër. Kryengritja është e njohur si kryengritje e Ohrit- Dibrës, luftëtarë të së cilës kanë çliruar edhe Ohrin, Strugën, Kërçovën, Gostivarin. Atëherë është formuar qeveri e përkohshme e Dibrës. Për kryeministër është zgjedhur Sefedin Pustina, ndërsa anëtarë kanë qenë edhe efendi Omeri, Hristo Atanosov dhe Sherif Langu”, ka thënë Mashkulli.

Ka shtuar se tetë shtatori është festë shtetërore ndërsa qyteti i Dibrës “meriton të ketë datë të posaçme historike”.

Në seancë, poashtu me kërkesë të Shoqatës së shpërmendur, me shumicë votash është sjell vendim për vënien e përmendores së Sefedin Pustinës, kryetar të qeverisë së parë të përkohshme të Dibrës të zgjedhur më 23 shtator 1913 dhe të Aqif Lleshit, kryetarit të parë të komunës në rajonin e Dibrës, i cili “katër dhjetë vjet ka punuar dhe ka luftuar për të mirën e çështjes kombëtare”.

Këshilltarët poashtu kanë sjell vendim njëzëri me të cilën kërkohet që Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të Ujërave të mos jep koncesion për peshkim tregtar në Liqenin e Dibrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!