Aksident i rëndë në aksin Dibër – Mavrovë

Natën e kaluar në rrugën rajonale Mavrovë – Dibër para urës së Rostushit, një makinë Ford Focus me targa të Tetovës, drejtuar nga G.Sh. (28) nga fshati Vrbjan i Gostivarit, për arsye të panjohura ka goditur mbrojtëset metalike të rrugës.

Shoferi G.Sh., u transferua në Qendrën Mjekësore në Gostivar, pësoi që nga aksidenti pësoi lëndime serioze, transmeton DibraJon.

Megjithatë, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ai u transferua menjëherë në klinikat e Shkupit. Në aksident lëndime të lehta pësuan edhe pasagjerët B.Sh. dhe F.S.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!