Ambasadorja amerikane Bërns për vizitë në Dibër

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Kejt Meri Bërns, sot është për vizitë në Dibër, ku së pari realizoi takim pune me kryetarin e Komunës Hekuran Duka.

Pas takimit, Duka informoi se u diskutuan disa çështje, me theks të veçantë në diasporën e Dibrës në SHBA, e cila duhet të jetë një urë e vërtetë lidhjeje.

“Shpreha vlerësimin se SHBA është partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe komunës sonë. E informova ambasadoren se në SHBA  ka më shumë dibranë sesa në Dibër, mes tyre shumë biznesmenë të fuqishëm. Theksova se gjëja më e rëndësishme për ne është që njerëzit tanë të hapin fabrikë prodhimi në qytet ku do të sigurojnë jetesën, veçanërisht për të rinjtë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi i tyre i lindjes. Gjithashtu kërkova mbështetjen e USAID-it për të vazhduar për komunën tonë”, tha Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!