Ariu shkatëron kosheret e bletëve të dibranit

Ariu ka shkatërruar plotësisht kosheret e bletëve të dibranit Argjent Kaçallniku. Mysafiri i paftuar e vizitoi tre herë vendin e koshave, që ndodhet në hyrje të qytetit afër rrugës rajonale Dibër-Mavrovë duke e shkatërruar plotësisht.

-Të gjitha 19 kosheret e bletëve u shkatërruan tërësisht. Herën e parë tetë, dhe pastaj pjesët tjera. Pas disa vitesh të prodhimit minimal të mjaltit, këtë vit duhej të kisha prodhim të mirë. Kisha planifikuar me paratë e marra nga shitja e mjaltit të rrisi numrin e koshereve, por ja që shkoi për keq, thotë Kaçallniku.

Sipas Udhëheqësit të Njësisë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave në Dibër, Arben Mulladauti, është kryer inspektimi si nga njësia ashtu dhe nga stacioni i Policisë, për dëmin dhe arsyet, transmeton DibraJon.

Përndryshe, sipas ligjeve të Maqedonisë së Veriut, ariu është kafshë e mbrojtur. Dëmi i bërë nga këto kafshë në ekonomi të ndryshme pas përcaktimit të lartësisë paguhet nga shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!