Arrestohen dy persona nga Dibra tek të cilët janë gjetur rreth 20 kilogram marihuanë

Policia e Tetovës ka arrestuar dy persona nga Dibra  pasi që në automjetin me të cilin udhëtonin janë zbuluar rreth 20 kilogramë marihuanë.

“Pasdite rreth orës 17, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, efektivët e policisë kanë ndalura  një automjet udhëtimi “mercedez” me targa të Shkupit në të cilin janë transportuar dy persona. Automjetin e ka drejtuar një 21-vjeçar, ndërsa si pasagjer ka qenë një 27-vjeçar, të dy nga Dibra. Gjatë kontrollit të tyre dhe të automjetit  u gjetën rreth 20 kilogramë marihuanë. Personat janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtejme, informon zëdhënësi i SPB-së të Tetovës, Marjan Josifovski.

Automjeti është çuar në ekspertizë, ndërsa aktivitetet e hetimit janë në rrjedhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!