Buxheti i Dibrës për 2019 është 341,5 milionë denarë

Këshilli i Komunës së Dibrës, në seancën e djeshme miratoi projekt-buxhetin për vitin 2019, i cili kap vlerën e 341 milion e 504 mijë denarë dhe në krahasim me vitin paraprak është “më i rëndë” për 10 për qind apo 23.8 milionë më i madh.

– Të ardhurat e planifikuara në buxhetin bazë janë 142.9 milionë denarë, grante 171.9 milionë, aktivitete vetëfinanciare 16.2 dhe 10.4 milionë donacione. Kur është fjala për shpenzimet janë parashikuar 341 milionë e 504 mijë denarë, të cilat janë paraparë për paga dhe nevojat e tjera të administratës, të institucioneve arsimore, njësiti kundër zjarrit, ndërsa rezervë janë ndarë 400 mijë denarë, tha Qazim Qormemeti, udhëheqës i sektori të financave.

Këshilltarët miratuan vendimin për ekzekutimin e buxhetit si dhe vendimin për të përcaktuar vlerën e pagave të nëpunësve civilë për vitin 2019, transmeton DibraJon.

Buxheti u miratua pa diskutim, pas diskutimit të këshilltarit të BDI-së Fuat Spahiut, dhe pas një analize të plotë të projektbuxhetit ata ranë dakord ta miratojnë atë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit Eugen Cami, falënderoi këshilltarët për miratimin e buxhetit, duke bërë që fondet të drejtohen në drejtimin e duhur në interes të të gjithëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!