Dibër, asnjë i infektuar, asnjë test i bërë së fundmi

Në Dibër tashmë një muaj e gjysëm nuk ka asnjë të infektuar të ri me Covid 19. Megjithatë ka kohë që nuk është bërë as një test, përcjell DibraJon.

Shtabi i krizës i ka kërkuar  Qendrës për Shëndet Publik dhe Spitalit të  Përgjithshëm që të fillojnë të marrin strisho nga  personat që janë të dyshimtë, në mënyrë që t’i zbulojnë bartësit e mundshëm të virusit, ose eventualisht të sëmurë. Vetëm atëherë ne do të jemi në gjendje të flasim nëse ka apo jo të infektuar të rinj në Dibër, tha kreu i këtij shtabi Hekuran Duka.

Ndryshe, është paralajmëruar ndërkohë se skriningu për punonjësit e  kopshtit të  fëmijëve “Bresha”, do të bëhet më datat 8 dhe 9 të qershorit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!