Dibra dhe Q. Zhupa përfitojnë nga donacioni për Mavrovë-Rostushën

Kryetari komunës së Mavrovë- Rostushës, Medat Kurtovski dhe Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, nënshkruar kontratë për përdorim të përhershëm dhe pa pagesë për eskavator universal, i markës Hydromek, model HMC 102B, viti i prodhimit 2019.

Me kërkesën e Qeverisë, Bashkimi Evropian siguroi 15.5 milion euro për zhvillimin e infrastrukturës rurale. Shuma totale e programit, duke përfshirë edhe bashkëfinancimin e Qeverisë, është 20,667 milionë euro. Programi zbatohet nga Ministria e Financave dhe administrohet nga Banka Botërore, transmeton DibraJon.

Nëpërmjet blerjes së dhjetë eskavtorëve financuar me fonde nga Bashkimi Evropian do të kontribuohet në forcimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve publike komunale dhe mirëmbajtjen më të mirë të infrastrukturës në zonat rurale.

Eskavatorët ju shpërndanë në 10 komuna rurale të cilat në grup me dy komuna tjera do të mund t’i përdornin ato, e në total 30 komuna do të përfitojnë nga ky projekt.

Eskavatori i caktuar për Mavrovë-Rostushën bashkërisht do të shfrytëzohet nga Dibra dhe Qendër Zhupa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!