Dibra, të afërmit dhe bashkëpuntorët i dhanë lamtumirën e fundit Ruzhdi Latës (FOTO)

Dibra sot i dha lamtumirën e fundit kryetarit, Rurzhdi Lata, i cili pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të vështirë vdiq dje në moshën 65 vjeçare.

varrimi i Ruzhdi Latës 11

Anëtarët e familjes, të afërmërmit, një numrër i madh i bashkëqytetarëve, miqve, përfaqësuesve të institucioneve, kryetarëve të komunave, myfive dhe imamëve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, morën pjesë në seancën përkujtimore të mbajtur në Sallën e Madhe të Qendrës për Kulturë, në Dibër të Madhe.

varrimi i Ruzhdi Latës salla

Ai ishte një njeri me zemër të madhe që i la pas vepra të mëdha, një njeri që dha një kontribut të madh në shëndrimin e Dibrës në një qytet evropian, në kultivimin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare. Megjithëse ai nuk do të jetë fizikisht midis nesh, shpirti dhe veprat e tij do të jenë gjithnjë me ne, tha ndër të tjera kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, duke shprehur ngushëllime të thella për familjen e tij edhe në emër të të gjithë deputetëve.

 

varrimi i Ruzhdi Latës 2

Të pranishmive me fjalë ngushëllimi iu drejtuan edhe udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti, Kryetari i Kryesisë, Visar Ganiu, Kryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës Bashkim Mashkulli dhe njerëzit e parë të Komuniteteve Fetare Islame të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Sulejman Rexhepi, Skënder Bruçaj dhe Naim Trnava.

 

varrimi i Ruzhdi Latës 3

Kreu i BDI Ali Ahmeti theksoi se kryebashkiaku i Dibrës ka kontribuar shumë në të gjitha sferat e jetës dhe në proceset demokratike. Ai dha një kontribut të madh në arsim dhe në politikë, tha mes tjerash Ahmeti.

 

varrimi i Ruzhdi Latës 4

Kreu i BFI-së, Sulajman Rexhepi vuri në dukje se ai dhe Lata, i cili ishte gjithashtu mufti i Dibër dhe pastaj kryetar i bashkisë, kishin bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

varrimi i Ruzhdi Latës 5

Paraprakisht, Këshilli i Bashkisë së Dibrës mbajti seancë të jashtëzakonshme ku u mor vendimi për të shpallur tri ditë zie (25,26 dhe 27 nëntor), për nder të të ndjeit, përcjell DibraJon.

varrimi i Ruzhdi Latës 6
varrimi i Ruzhdi Latës 7
varrimi i Ruzhdi Latës 8


DibraJon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!