Do të themelohet në Dibër teatri “Qemal Ajdini” ?!

Artistët dibran dje kanë bërë kërkesë deri te Këshilli Komunal si dhe kryetari i komunës për themelimin e Institucionit Komunal Teatrit Profesionist i Qytetit “Qemal Ajdini” – Dibër.

Nga ana tjetër mësohet se kryetari Duka e mirëpriti kërkesën e artistëve, por pa bërë të ditur më shumë detaje për realizimin e të njëjtit, transmeton DibraJon.

Më poshtë po u sjellim të plotë kërkesën e artistëve:

KOMUNES DIBER,
Kryetarit te Komunes- z.Hekuran Duka

Lenda:Kerkese per Themelimin e Institucionit Komunal Teatri Profesionist i Qytetit “Qemal Ajdini” Diber

I nderuar z.Kryetar,
Te nderuar Keshilltar te Komunes,
KERKOJME QE ME VEMENDJE TE VECANTE DHE PERKUSHTIMIN TUAJ MAKSIMAL,NE SEANCEN TUAJ TE PARE, TE VLERESONI KERKESEN TONE PER THEMELIMIN E INSTITUCIONIT KOMUNAL, TEATRIT PROFESIONIST “QEMAL AJDINI” DIBER! (NE TEKSTIN E METUTJESHEM) I.K.T.P. “QEMAL AJDINI” DIBER !
Arsyet:Realizimi i stermundimshem dhe i pakompromis ne realizimin e me shume se tridhjete(30)shfaqjeve teatrore,tetembedhjete(18) festivaleve teatrore,nentedhjete spektakleve artistike me pjesmarrjen e aktoreve me ne ze te Teatrit Kombetar Shqiptar ne Dibren tone!Realizimi i me shume se njezetepese(25)montazheve muziko-letrare me kerkese te KOMUNES DIBER dhe mbi pesembedhjete(15) me kerkese dhe bashkepunim me klubet dhe shoqatat tjera kulturore te qytetit,(te gjitha keto ne 28 vitet e fundit)! Te gjitha te realizuara me vullnetin dhe kontributin e artisteve pa asnji kundershperblim,vetem me pak mjete minimaliste per skenografite ose rekuizitat e domosdoshme per te cilat perseri perqindja me e madhe ka qene ndihmuar dhe mbeshtetur nga zejtare e marangoze dashamire te teatrit, edhe ato kurre te mjaftueshme per te kompletuar idene dhe realizimin e kerkuar, per pasoje kane ndikuar drejpersedrejti ne cilesine e shfaqjeve…
ESHTE KOHA QE:
TE KEMI TEATRIN TONE SI INSTITUCION PROFESIONIST,ESHTE KOHA QE:
Talentet e artit te Teatrit ne numer te madh ne qytetin e Dibres por,kurre te vleresuar dhe asnjihere te motivuar me mbeshtetje insticionale te duhur, per te studiuar aktrimin,regjisuren,skenografine&kostumografine me talentin e pashoq,endrrat dhe deshirat racionale te tyre qe asesi nuk behen realitet nga mosmbeshtetja e duhur institucionale po e perserisim, shkaku mungesa e Institucionit TEATER qe do te garantoje punesimin e tyre pas mbarimit te studimeve perkatese.ESHTE TEATRI INSTITUCIONI I SHENJTE QE EMERTON, PLOTESON,VECON,AFIRMON DHE KONFIRMON VLERAT ME TE LARTA TE KULTURES! ESHTE TEATRI EMBLEMA ME UNIVERSALE PO AQ SA E VECANTE E UNIKALE, ESHTE KUPOLA QE HIJESHON DHE STAMPON MOZAIKUN NE VULEN E TE QENIT QYTET ! DIBRA JONE E MERITON KETE!
BEHUNI PROTAGONIST NE FAQEN E RE, ME TE NDRITSHME TE HISTORISE SE QYTETIT TONE!
GARANCA E FUNKSIONIMIT MODEL JEMI NE dhe SHPIRTI ARTDASHES DHE MBESHTETES I SPEKTATORIT DIBRAN!
Me respekt,

Ylber Nuredini,

Teuta Ajdini Jegeni,

Dritero Ame,

Genci Mirzo,

Rinor Sllova,

DIBER,21 MAJ 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!