E shpallin “Qytetar nderi” të Dibrës, Rama e refuzon titullin

Kryeministri Edi Rama refuzoi titullin “Qytetar Nderi” që bashkia e Peshkoopisë i ka akorduar kreut të qeverisë.

Përmes një njoftimi zyra e shtypit e Kryeministrit thotë se kryeministri do të mbetet gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë, transmeton DibraJon.

“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanet në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!