Ekspozitë individuale e Tahir Cnolit në Qendrën për kulturë – Dibër

Dy ditë me parë në Qendrën për kulturë – Dibër u hap ekspozita personale e parë e artistit të ri nga Dibra Tahir Cnoli, dhe do të jetë e hapur deri më 5.09.2020.

Artisti i ri Tahir Cnoli, në moshën 24 vjeç, prezantoi para publikut 30 vepra të tij të bëra në teknikën e  Grafikës dhe vajit në pëlhurë, përcjell DibraJon.

Ekspozita u hap nga Zinçe Mimidinoski drejtori në Qendrën për kulturë – Dibër, i cili theksoi se kjo ekspozitë u realizua në përputhje me Programin vjetor të Qendrës për kulturë – Dibër për vitin 2020.

Jam i kënaqur që zbulova një artist të ri të talentuar siç është Tahir Cnoli nga Dibra. Ne apelojmë tek të gjithë talentët e rinj që të aplikojnë në Qendrën për kulturë – Dibër në mënyrë që t’i ndihmojmë ata në zhvillimin dhe afirmimin e tyre, tha Zinçe Mimidinoski, drejtor i Qendrës per kulture – Dibër.

Dergoi: QENDRA PER KULTURE – DIBER

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!