Ethet hemoralgjike kthehen në Dibër

Duke sublimuar numrin të sëmundjeve ngjitëse, udhëheqësi i kësaj njësie e cila është pjesë e Entit për Shëndet Publik nga Ohri, thekson se paraqitja e pacientit me sëmundjen të etheve hemoralgjike është një shqetësim për rajonin të cilën e mbulon njësia në fjalë.

Viti 2019 Komunën e Dibrës në sferën e shëndetësisë e karakterizoi me një numër të theksuar i sëmundjeve ngjitëse. Gjatë dymbëdhjetë muajve të kaluara, në Entin për Shëndet Publik – njësia në Dibër janë evidentuar sëmundjet ngjitëse siç janë salmonela, ethet hemoragjike, fruthi, hepatiti dhe turbekuloza. Disa nga këto sëmundje ngjitëse kanë qenë prezent edhe viteve të kaluara. Udhëheqësi i Njësisë për Shëndet Publik në Dibër, epidemiologu Mentor Mela thotë se gjatë vitit që kaloi, në Komunën e Dibrës dhe atë të Qendër Zhupë janë evidentuar mbi 50 raste të pacientëve me sëmundje ngjitëse të fruthit. Sipas Melës, bëhet fjalë për sëmundje e cila u paraqit në dy etapa edhe atë gjatë sezonit pranveror dhe veror. Pacientët me këtë sëmundje ngjitëse ishin fëmijë, por edhe të rritur, transmeton DibraJon.

“Gjatë vitit që kaloi u evidentuan edhe dy raste me sëmundjen ngjitëse të salmonelës. Bëhet fjalë për një sëmundje ngjitëse tejet e rëndë, por rastet për fat të mirë u dërguan në institucionet shëndetësore të vendit edhe u shëruan. Vitin që kaloi karakterizohet edhe me zbulimin e një rasti të sëmundjes teje të rëndë ngjitëse – ethet hemoralgjike. Kjo sëmundje vite me rrallë nuk ishte prezente në dy komunat në fjalë”, tregon Mela. Sa i takon hepatitit si sëmundje ngjitëse, Mela tregon se u evidentuan tre raste të reja të Hepatitit C. Edhe pacientët që kishin këtë sëmundje ngjitëse janë duke u shëruar. Kur bëjmë fjalë për sëmundjet ngjitëse, duhet theksuar edhe faktin se vitin që kaloi në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë u evidentuan edhe tre raste të sëmundjes së turbekulozit. Edhe pse ka një rënie drastike të turbekulozit në rajonin tonë, thotë Mela, përsëri nga viti në vit paraqiten raste të reja. Po ashtu në këtë njësi na informuan se në muajt që lamë pas, prezente kanë qenë edhe disa sëmundje të tjera më të lehta që trajtohen në këtë institucion siç janë gripi sezonal, diareja e tjerë.

Duke sublimuar numrin të sëmundjeve ngjitëse, udhëheqësi i kësaj njësie e cila është pjesë e Entit për Shëndet Publik nga Ohri, thekson se paraqitja e pacientit me sëmundjen të etheve hemoralgjike është një shqetësim për rajonin të cilën e mbulon njësia në fjalë. Vite me radhë kjo sëmundje ngjitëse nuk ka qenë prezente, thotë ai, ndërsa shton se problematikë paraqet edhe sëmundje e salmonelës. Në lidhje me fruthin, Mela vlerëson se edhe kjo sëmundje ka patur karakteristika të çuditshme. “Për këtë shkak është shpall edhe epidemia, por njëkohësisht ka patur shumë raste të pacientëve me këtë sëmundje që dalin nga konteksti i specifikave të sëmundjes”. Sa i takon specifikave të kushteve të cilat stimulojnë sëmundjet ngjitëse, në këtë njësi theksojnë se tek sëmundjet ngjitëse – sidomos ato raste kur sëmundjet janë më të lehta, një ndikim kanë mos klorimi i ujësjellësve nëpër fshatrat e Dibrës dhe të Zhupës, kushtet johigjienike në disa familje në të dy komunat në fjalë të cilët jetojnë në varfëri, por shpeshherë edhe disa kushte të tjera ndoshta nga ndotjet e ndryshme të cilët paraqiten në rajon. 

V.S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!