Kafshët e egra sjellin probleme në Dibër, bujqit në hall të madh

Nëse dikur fshatrat e Dibrës i zbraste politika, tani ata dëmtohen rëndë nga kafshët e egra, e vecanërisht nga Ariu e Derat e egër, nëse edhe më tej monitorohet shtimi i Ariut, bujqit e Dibrës do të detyrohen të lënë arat djerë.
Fushat e mbjella me grurë ne fshatrat per rreth lumit Drini I zi, kohëve të fundit janë dëmtuar rrëndë nga Ariu dhe derat e egër.
Kete vit meqe pemet frutore si mani qershie e kumbulla nuk kane fruta nga ngricat pranverore ka dale ne pah mungesa e ushqimit per arinjte, ata sillen si mbreter ne fshatrat e dibres, demet në të mbjella jane te medha, por kete vit arinjte janë sjellur dhunshem edhe ndaj parqeve te bleteve, keta te dhena na I paraqesin bletaret dibran por edhe autoritetet e njesise se bujqesise në Dibër.
Kafsha e pyllit vepron vazhdimisht në fshatrat e dibres  duke bërë dëme në misrat e mbjella në delet e blektoreve, por kohet e fundit ka shqetësuar banoret e fshatrave të cilët janë të friguar për ndonjë sulm të mundshëm ndaj tyre.
Banorët e fshatrave thonë se kafshët e egra janë shtuar shumë kohëve të fundit, ku moratoriumi i gjuetisë për ariun dhe gjuetia sezoanale e derave, duket se ka ndikuar për shumimin e tyre. Megjithatë, ata thonë se të tilla kafshë kanë filluar të kthehen në shqetësim, sakohë që po dëmtojnë kulturat bujqësore, bletet por edhe tufat e bagëtive.
Banoret e fshatrave mendojnë që të organizohen qytetarët dhe gjuetarët që të mbrojnë pronën, ose të zihen kafshët e egra dhe të dërgohen në kopshtin zoologjik ose në parkun nacional të mavrovës, në të kundërtën  dëmi material do të jetë në shuma më të mëdha. Dhe bujqit do të detyrohen të lënë tokën djerë./Zhurnal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!