Kamioni bije në humnerë në Trnicë, shpëton shoferi

Një person ka pësuar lendime të lehta trupore pasi kamioni të cilin e drejtonte ka “fluturuar” në humnerë teksa po kalonte rrugën magjistale Mavrovë – Dibër, në vendin e Trnicë.

Sipas informacioneve të para, fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 11, përderisa kamioni me targat e Sërbisë udhëtonte për Dibër.

Për shkaqe akoma të panjohura, drejtuesi e ka humbur kontrollin e mjetit duke rrënë kështu në humnerë të thellë rreth 50 metra. Shoferi menjëherë është nxjerë nga kabina e kamionit nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar për kurim në spitalin e Gostivarit.

Për momentin, ekipi i MPB-së të Tetovës po bën ekspertizën e vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet e kesaj fatkeqësie. /Sitel-TV

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!