Karatistët e Dibrës triumfuan në garat shtetërore në Kavadar

Klubi i Karatesë “Uraniku” në Dibër u kthye me triumf nga kampionati shtetëror i karatesë, i cili u mbajt sot në sallën sportive “Jasmin” në Kavadar.

Katër nga anëtarët e saj arritën të marrin medalje me të drejtën për të qenë pjesë e përfaqësues maqedonase të karatesë në Kampionatin Ballkanik në Banja Luka, Bosnje dhe Herzegovinë, nga 30 maj deri më 3 qershor, transmeton DibraJon.

-Pritshmëritë u arritën. Unë jamkrenar për kualitetin e lartë të treguar. Karatistët tanë, Ron Pasholi dhe Sara Duka, u bënë kampione, duke fituar medaljen e artë, ndërsa Venis Dumani dhe Aziz Ramadani fituan medaljen e argjendtë. Ata u ndeshën individualisht. Të gjithë do të marrin pjesë në kampionatin e Ballkanit në Banja Luka, tha trajneri Durim Paçuku për MIA, i cili nuk fsheh kënaqësinë e suksesit të madh të karateistëve.

Përveç Kampionatit të Karatesë Ballkanike, një sfidë tjetër është SERIE A që do të zhvillohet më 15 maj në Stamboll, Turqi. Pjesë e ekipit të përfaqësueses maqedonase është edhe Ardit Marku, anëtari më i mirë i KK Uraniku, i cili fitoi vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!