Këshilli i Dibrës kërkon ndalim gjashtë vjeçar për peshkimin komercial në Liqenin e Dibrës

Këshilli i Komunës së Dibrës vendosi njëzëri që të kërkojë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndalimin e peshkimit komercial në Liqenin e Dibrës.

Kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, tha se sektori joqeveritar dhe institucionet vendore nuk janë të kënaqur me mënyrën e peshkimit në Liqenin e Dibrës nga koncesionari i deritanishëm, sepse, siç tha ai, industria e peshkimit maksimalisht e varfëron fondin e peshqve dhe për këtë vuajnë peshtarët sportiv dhe turistët.

Kërkesa e Këshillit thotë se koncesionari i ri që do të zgjidhet nuk duhet të kryejë peshkimin komercial dhe koncesionin t’i jepet shoqatës sportive të peshkimit “Trofta”.

Këshilltarët theksuan se në pesë vitet e fundit fondi i peshqive është dëmtuar maksimalisht sepse koncesionari ka kapur peshq jashtë kritereve dhe në të njëjtën kohë nuk ka vepruar në përputhje me marrëveshjen me Ministrinë.

“Liqeni i Dibrës ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, i cili mbështetet nga numri i madh i peshkatarëve sportivë nga shumë qytete në vend, por edhe jashtë saj”, tha Mashkulli.


K.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!