Këshilli i Komunës së Dibrës e miratoi planin vjetor për punësim në vitin e ardhshëm

Këshilli i Komunës së Dibrës, në seancën e sotme  të 26-të të rregullt e miratoi planin vjetor për punësim në vetëqeverisjen lokale për vitin 2019.

Sipas dokumentit të miratuar unanimisht, momentalisht  në Komunën e Dibrës janë të punësuar 71 persona. Pensioni të planifikuara për vitin e ardhshëm janë tre, si dhe një punësim. Vendi i ri i punës është në vendin e punës këshilltar-inspektor komunal pranë Departamentit të Mbikëqyrjes Inspektuese, për shkak të pensionimit të personit të punësuar momentalisht.

Këshilltarët morën edhe vendim për dhënien e shfrytëzimit të përhershëm  të sistemeve diellore  të shkollave nëntëvjeçare “Penestia”, “Said Najdeni” dhe  gjimnazit “”8 Nëntori”.  Bëhet fjalë për sistem me fuqi prej 15 kilovatë, të cilat ishin në pronësi  të Komunës së Dibrës.

U miratua edhe vendimi për ndryshimin e vlerës së përllogaritjen e pikëve të personelit ndihmës-teknik  dhe zjarrfikësve profesional, si dhe disa vendime nga fusha e urbanizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!