Këshilltarët e Dibrës morrën një nga shtatë pagat e mbetura

Pesëmbëdhjetë këshilltarët komunal të Dibrës morrën një pagë nga pagat e vonuara mujore, ndërsa sipas njoftimeve nesër duhet t’ju paguhet edhe një tjetër.

– Këshilltarët nuk kanë marrë shtatë paga mujore. Dy u paguan në fund të qershorit, njëra ditët e fundit, ndërsa nesër pritet t’ju paguhet edhe një tjetër. Mbesin të pa paguarta edhe tre paga mujore për anëtarët e këshillit të kaluar, deklaroi për mediat vendore, Bashkim Mashkulli kryetar i Këshillit në komunën e Dibërs, funksion të cilin e ushtroi edhe gjatë këshillit të kaluar.

Këshilltarët, në mbëledhjen e fundit e mbajtur më 30 prill e paralajmëruan udheqësinë vendore se nëse deri mbëledhjen e radhës nuk i shlyen pagesat e mbetura të njejtët do ta bojkotojnë punën e këshillit.

Në muajin maj Këshilli nuk kishte caktuar asnjë mbëledhje.

Këshilli për nesër ka caktuar mbëledhje, por mbetet të shihen se a do të zhvillohet e njejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!