Këtë verë parkingu “sëmundje kronike”

Nga kjo situatë pësojnë edhe këmbësorët, por edhe pronarët të garazheve të cilët gjenden në qendër të qytetit. Ndodh që shpeshherë automjetet të parkohen në trotuaret ose para garazheve. Edhe pse policia e qarkullimit rrugor ka ndërmarrë aktivitet të shumta dhe zbaton Ligjin për komunikacion, problemi në fjalë mbetet prezent.

Parkingu në qytetin e Dibrës vazhdon të jetë problem kryesor në sferën e komunikacionit. Sidomos ky problem vjen në shprehje gjatë ardhjes të mërgimtarëve me automjetet të tyre për të kaluar pushimet në vendlindje. Këto ditë vërehet një fillim i kaosit në komunikacion e veçmas në rrugët kryesore të qytetit. Problemi i parkimit të automjeteve që zvarritet vite me rrallë tentohet të zgjidhet.

Pushteti vendor aktual, por edhe ai i mëparshëm, janë të vetëdijshëm që parkingu i automjeteve duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Përcaktimi i komisionit për sigurimin në komunikacion pranë këshillit të Komunës Dibër para disa vjetëve vendosën që e rruga kryesore “8 Shtatori” të jetë njëkahëshe,dhe lëvizja e automjeteve të jetë në një korsi. Ky vendim respektohet edhe tani, por rruga në fjalë ndihmon parkimin e automjeteve por nuk e zgjidh problemin.

Nëse kemi parasysh faktin se në Komunën e Dibrës numri i automjeteve të regjistruara është afër 3 mijë, kurse përafërsisht gjatë verës rritet frekuentimi nga mërgimtarëve tanë që jetojnë kryesisht në Evropën Perëndimore, atëherë shumë qarët shihet se problemi i kaosit në komunikacion edhe këtë verë ndjehet dhe është aktual sikur “simptomat e viruseve sezonale”.

Në këtë drejtim, një pengesë të madhe bëjnë edhe vet pronarët të shitoreve në rrugën qendrore, të cilët vazhdimisht parkojnë automjetet e tyre para objekteve afariste. Por, duhet theksuar se viteve të fundit në qytet, sidomos në qendër ka një frekuentim të madh të automjeteve edhe nga shtetasit e Shqipërisë, respektivisht të viseve kufitare të cilët vijnë në Dibër ose për të tregtuar, vizituan apo thjesht për një relaks. Institucionet lokale në kontinuitet kanë përcaktuar vend për parkimin e taksi-automjeteve, por edhe për përcaktimin e furgonëve të cilët mbajnë linja të rregullta mes Dibrës dhe fshatrave të rajoneve Zhupë dhe Rekë.

Duke marrë parasysh nevojën të madhe për të parkuar automjetet shpeshherë qytetarët apo mërgimtarët cenojnë të drejtën e vendeve të përcaktuara për parkingun e taksi-automjeteve dhe furgonëve në fjalë. Komisioni për sigurinë në komunikacion po ashtu ka debatuar disa herë rreth këtij problemi. Ky institucion lokal është i mendimit se definitivisht Dibra duhet të ndërtojë një parkim më të madh. Ka variante të ndryshme rreth ndërtimit të parkingut, me çka janë bë edhe përcaktime urbanistike.

Pritet që këto përcaktime të realizohen. Edhe pushteti vendor ka plan programin për realizimin e projektit për një parking, me çka priste të realizohet për një kohë të shkurtër. Deri atëherë mbetet që sidomos gjatë verës të ballafaqohemi me situatën kaotike në komunikacion. Nga kjo situatë pësojnë edhe këmbësorët, por edhe pronarët të garazheve të cilët gjenden në qendër të qytetit. Ndodh që shpeshherë automjetet të parkohen në trotuaret ose para garazheve. Edhe pse policia e qarkullimit rrugor ka ndërmarrë aktivitet të shumta dhe zbaton Ligjin për komunikacion, problemi në fjalë mbetet prezent./Koha.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!