Komuna e Dibrës e përfundoi 2018 me suficit prej 1,7 mil denarë

Në mbledhjen e 60-të të rregullt, anëtarët e Këshillit të komunës së Dibrës, ndër të tjera, shqyrtuan dhe miratuan llogarinë përfundimtare të buxhetit komunal për vitin që lamë pas.

Sipas Qazim Qormemeti, kreu i sektorit të financave dhe buxhetit, vitin e kaluar komuna përfundoi me një tepricë prej 1,692,482 denarë, transmeton DibraJon.

-Buxheti për vitin e kaluar ishte parashikuar në 324.750.000 denarë dhe u realizua me 254.637.729 denarë. Janë realizuar shpenzime të përgjithshme në shumën prej 252,945. 482 denarë, që do të thotë se është regjistruar një tepricë prej 1.692.482 denarë, deklaroi Qormemti para këshillit komunal.

Përndryshe, buxheti komunal për vitin 2019 është parashikuar në 341 milion e 504 mijë denarë, dhe krahasuar me vitin e kaluar është “më i rëndë” për 10 përqind ose 23.8 milion denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!