Konfrontohen në emision Lata dhe Çupi

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata nga BDI dhe Xhemail Çupi nga Lëvizja BESA janë konfrontuar me njëri tjetrin në debatin në Medial.mk.

Lata disa herë ka akuzuar Çupin se ai dhe të tjerët në Komunën e Dibrës, kanë qenë pjesë BDI-së dhe se ai vazhdon t’i trajtojë siç tha ai, “mbeturina të BDI-së”!

Çupi i ka hedhë poshtë si të pavërteta pohimet e tilla dhe ka kërkuar nga Lata që t’u përmbahet shprehjeve të tilla.

I gjithë debati ka eskaluar kur kandidati i BDI-së Ruzhi Lata, ka nxjerrë një porosi telefonike i cili është përcjellë përmes anëtarëve të BESËS, ku shkruan se çdo anëtari do t’i jepen nga 3.000 denarë për angazhimin e tyre në fushatë. Çupi i ka quajtur madje ato trillime dhe shantazhe të cilat dinë t’i bëjnë vetëm në BDI. /Medial.mk

Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar këtu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!