Kontrollohet 13 automjete të transportit publik të udhëtarëve

Zyrtarët e policisë së Dibrës ditë më parë ushtruan kontoll të shtuar në trafik e veçanërisht ndaj automjeteve të transportit publik të udhëtarëve.

-Gjatë ditës janë kontolluar 13 automjete nga të cilat 10 janë dërguar në stacionin për kontroll teknik. Në ato nuk janë konstatuar parregullësi dhe asnjë nuk është shkyçur nga trafiku, deklaroi Stefan Dimoski zëdhënës i MPB-së në Ohër, transmeton DibraJon.

Sipas tij, Policia e Dibrës, nuk ka dhënë urdhër në bazë të Ligjit për siguri në trafik dhe rrugë, për shkuyçje të ndonjë atutomjeti nga trafiku. Por, shton ai, janë regjistruar vetëm disa shkelje të vogla të cilat nuk ndikojnë seriozisht në sigurinë e udhëtarëve dhe është dhënë vetëm paralajmërim, si masë preventive.

Policia kujton se gjatë vitit të kaluar në komunën e Dibrës është registuar numër më i vogël i aksidenteve në trafik dhe më e rëndësishmja nuk ka pasur asnjë jetë të humbur.

Ndryshe, ky aksion i policië vjen pas video skandalit të publikuar ditë më parë në mediat vendor ku një furgonit të linjës Dibër – Shkup i doli njëra nga rotat gjatë rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!