Korabi mund Dritën e Bogovinës

Korabi në ndeshjen e saj të dytë miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, ka shënuar fitoren e parë, duke mundur të mërkurën pasdite skuadrën e Dritës së Bogovinës.

2:0 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi miqësor mes dy skuadrave nga liga e dytë – Perëndim, që këtë vit do të takohen së paku edhe dy herë të tjera, përcjell DibraJon.

Ndryshe autorë të golave për skuadrën dibrane ishin Ujkan Muça dhe Ersin Fetahi. Kujtojmë në ndeshjen e parë, Korabi pësoi disfatë 3:1 nga Renova, ndërkohë të shtunën kjo skuadër do të zhvillojë edhe miqësoren e tretë, këtë herë në Shkup, në lagjen e Autokomandës kundër Skopjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!