Kreu i BFI-së vizitoi Dibrën

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut Reis-ul ulema Shaqir Efendi Fetahu, vizitoi komunën e Dibrës, me ç’rast realizoi takim me kryetarin Hekuran Duka, në të cilin morri pjesë edhe myftiu i Dibrës Reshat efendi Kaçalniku.

“Sot u nderuam me vizitën e Reis-ul ulema Shaqir Efendi Fetahu, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, si dhe Myftiu i Dibrës, Reshat Efendi Kaçalniku. Në takim u bisedua për bashkëpunimin midis komunës së Dibrës dhe BFI-së, i cili u vlerësua si shumë konstruktiv dhe i kënaqshëm, duke ditur rëndësinë dhe rolin e fesë në zhvillimin normal të një shoqërie”, thanë nga komuna.

Theksuan se “ky bashkëpunim shumë i nevojshëm do të vazhdojë në të ardhmen me intensitet më të madh dhe hapa konkretë”, dhe në emër të këtij bashkëpunimi, shkëmbime letra falënderimi nga komuna e Dibrës për BFI-në dhe BFI për komunën.

Fetahu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizituan myftininë e Dibrës ku u njoh me një sërë aktivitetesh, veçanërisht ato të realizuara në drejtim të rinovimit të xhamive ekzistuese dhe ndërtimit të xhamive të reja, për të cilat donatorët kryesorë janë vetë besimtarët dhe emigrantët dibranë nga SHBA. Ai gjithashtu kishte një takim me hoxhallarët e kësaj myftinie.

Myftinia e Dibrës i përfshin rajonet e komunave Dibër, Qendra Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë, ku funksionojnë më shumë se mbi 50 xhami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!