Kthehet trendi i vjedhjeve të shtëpive në Dibër

Kohët e fundit është rikthyer avazi i vjetë i vjedhjeve të shtëpive të mërgimtarëve dhe jo vetëm në qytetin tonë. Një vjedhje ka ndodhur mbrëmë rreth mes natës në shtëpinë e pronarit I.M. në afërsi të stadiumit të qytetit.

Rastin për DibraJon e raporti pronari i shtëpisë, i cili me familje jeton dhe punon në emigacion dhe për ndodhinë është njoftuar nga të afërmit.

diecotec-dibrajon-snow

Grabitësit kanë thyer dritaren dhe një pjesë të murit nga ku janë futur mbrenda. Grabitësit kanë garabitur orenditë shtëpijake që kapin vlerën e rreth 800 eurove.

Të afërmit pasi e kanë hetuar vjedhjen kanë lajmëruar policinë, njësitet e nevojshme policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit/ave të dyshuar si dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /DibraJon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!