Kush përfaqësoi Dibrën në Lidhjen e Prizrenit ?!

Iljaz pashë Qoku i njohur në histori Iljaz pashë Dibra (1812 – ) ka qenë ushtarak shqiptar i Perandorisë Osmane dhe drejtues i mbledhjes së 10 qershorit 1878 ku u firmos Kararnameja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i komitetit qendror të saj.

Sipas burimeve, Iljazi u lind në fshatin Klloboçisht, por sipas Haki Stërmillit e ka prejardhjen nga Dibra e Madhe.

Më 1835 mori pjesë në një kryengritje kundër Tanzimatit. Më 1844 udhëhoqi kryengritësit kundër Hajredin Pashës në betejën e zhvilluar në fshatin Jançe në fushën e Gjoricës.

Më 1854 në krye të vullnetarëve dibranë kontribuoi në shtypjen e kryengritjes së Epirit. Më 1861 po prapë në krye të vullnetarëve dibranë u thirr në frontin e luftës osmano-malazeze.

Më 10 qershor 1878 kryesoi mbledhjen e parë të Lidhjes së Prizrenit në xhaminë Bajraklie të qytetit. Me takimin që u mbajt më 18 qershor ishte firma e parë në Kararnamenë e Lidhjes si përfaqësues i Dibrës, me gradën mir-i miran. Lidhja formoi një komitet qendror në krye të të cilit ishte vetë Iljaz Pasha.

Kryesoi gjithashtu Kuvendin e Dibrës më 1 nëntor 1878 dhe ishte një nga 14 anëtarët e delegacionit që do t’i paraqiste sulltanit kërkesën për autonominë e Shqipërisë.

Pasardhësit e Iljaz Pashë Dibrës: Malik Bej, Xhemal Bej, Numan(Olloman) Bej, Sejfedin Bej, Bekir Bej, Riza Bej, Shakir Bej, Lushe (Alushe) Hanëm, Sadbere Hanëm, Shazije (Shatule) Hanëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!