Mati i pamposhtur, nokauton kundërshtarin në raundin e dytë

Boksieri shqiptar, Reshat Mati i njohur me nofkën “The Albanian Bear” ka shënuar fitoren e shtatë në karrierë në boksin profesionist.

Mati debutoi në Britani të Madhe në eventin që u mbajt në qytetin e Manchester, i organizuar nga promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn. “Ariu shqiptar” për kundërshtar e pati boksierin 28 vjeçar nga Tanzania, Abdallah Luanja të cilin e mposhti me shumë lehtësi. Ai e fitoi me nokaut teknik në rundin e dytë, pasi Luanja nuk kishte fuqi të vazhdonte më shumë, transmeton DibraJon.

Në 20 sekondat e fundit të rundit të dytë, Mati lansoi të djathtën e tij të fuqishme duke bërë që gjyqtari ta ndërpret meçin. Boksieri 21 vjeçar i lindur në Shtetet të Bashkuara të Amerikës konsiderohet me të ardhme të ndritur. Deri më tani ai ka zhvilluar 7 meçe, të gjitha fitore.

Fitorja e mbrëmshme ishte e para jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke treguar talentin e tij dhe karakterin e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!