Mesazh nga Dibra: Festat fetare bazë për bashkëjetesën

Myftiu i Dibrës, Ramazan Hasa dhe udhëheqësi i kishës së Dibrës Mile Angelovski nga Dibra dërguan mesazh ndërfetar duke deklaruar se qëllimi i festave fetare është bashkëjetesa, toleranca dhe respekti reciprok.

“Ne festuam festën e madhe krishtere të Pashkëve dhe këto ditë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, dhe pastaj festat e tjera islame dhe të krishtera, të cilat respektohen në Dibër për shekuj të tërë, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare dhe etnike”, u theksua gjatë takimit në Kishën “Shën Petka” në Dibër mes Muftiut Hasa dhe At Angelovskit, transmeton DibraJon.

Ata vlerësojnë se kjo traditë duhet të vazhdojë nga gjeneratat e reja, sepse bashkëjetesa na shpjen përpara, pavarësisht se kush jemi dhe me kë jetojmë.

Të dy përfaqësuesit e bashkësive fetare në Dibër apelojnë në të gjitha komunat e vendit që të kenë një ndjenjë fetare që ofron prosperitet dhe mirëqenie.

K.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!