Mirënjohja “Qytetar nderi i Dibrës” , Duka dekoron tre personalitete të shquara nga Shqipëria

Gjatë solemnitetit të posaçëm, organizuar në sallën për takime në Komunën e Dibrës, kryetari i Komunës, Hekuran Duka ua dorëzoi mirënjohjen “qytetar nderi i Dibrës” tre personaliteteve të shquara nga Shqipëria.

Ata janë personalitete të shquara nga sfera të ndryshme, ndërsa qytetarë nderi të Dibrës bëhen për “kontribut të veçantë në mbrojtjen shkencore të ujërave të lumit Radikë”.

Mirënjohjet i pranuan Saimir Shatku dhe Tofik Jegeni, përderisa për Molnar Kolanecin, i cili ndërroi jetë kohë më parë, mirënjohjen e mori bashkëshortja e tij.

Që të tre, së bashku me historianët Fatos Daci dhe Mojsi Mura (pas vdekjes), Këshilli i Komunës së Dibrës i shpalli qytetarë nderi në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor të këtij viti.

Para të pranishmëve folën kryetari i Komunës Duka dhe kryetari i Këshillit të Komunës, Bashkim Mashkulli, të cilën shprehën falënderim për “bashkëqytetarët e rinj” për angazhimin e tyre në mbrojtjen e lumit Radikë, me çka “kontribuuan të mos rikahëzohet një pjesë e ujërave të lumit” që planifikohej me realizimin e projektit energjetik “Fushë Llukovë”, që më vonë u anulua.

Deri më tani, qytetarë nderi të Dibrës janë shpallur, Nikollas Knauf, pronar i kompanisë austriake “Knauf”, ish-presidenti shqiptar Bamir Topi, më pas Sine Holan nga organizata joqeveritare norvegjeze “Norvak”, Azbi Dibra – biolog i njohur nga Shqipëria dhe Petrit bara, kardiokirurg i njohur shqiptar, që të dy me prejardhje nga Dibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!