Mjalti i Dibrës do të shitet në Maltë ?!

Një grup bletarësh nga Malta qëndruan dje në Dibër si mysafirë të bletarëve të dibran.

Ata vizituan bletarin e njohur të këtyre anëve, Bllaze Petrevski, i cili zotëron certifikatë në përputhme për eko-prodhim.

Marketing i paguar...

Sipas Petrevskit, mysafirët nga Malta ishin shumë të kënaqur me cilësinë e mjaltit dhe nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së mjaltit të Dibrës në rrjetin tregtar në Maltë.

– Së bashku me bletarët e tjerë ne u njohëm me aktivitin e bletarëve, vendet ku shpesh vendosim koshet e bletëve, prodhimin dhe natyrisht mbrojtjen e shëndetit të bletëve, si dhe ndikimin e motit në prodhimin e mjaltin, tha Petrevski, i cili ka qenë i angazhuar në bletari për pothuajse pesë dekada.

Bletari Petrevskit ka 170 bletë dhe pas disa viteve me prodhim të pakët, i cili u vërejt në mesin e të gjithë bletarëve në rajon, për shkak të motit të pafavorshëm, këtë vit do të jetë një nga vitet e beqeteshme.

Në komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupës, janë të angazhuar në mbi njëqind bletarë, të cilat mesatarisht çdo vit, nëse kushtet e motit lejojnë prodhojnë për tregun vendor rreth 15 ton mjaltë cilësor.

Delegacioni i përbërë prej dhjetë anëtarësh nga Malta, më parë vizitoi bletarët në Gostivar dhe do të jetnë mysafir të një bletari në Ohër.

mjalti i dibres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!