Në Dibër gjashtë punonjës shëndetësorë në izolim

Të paktën 17 persona, përfshirë gjashtë punonjës shëndetësorë, janë në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me gruan e infektuar me Kovid-19 nga fshati Kosovrast i poshtëm.

-Dy mjekë, katër infermierë dhe dy shoferë janë në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit, njëri që e transportonte atë nga fshati në Dibër dhe tjetri që e transportonte në Shkup. Në të njëjtën kohë, të paktën nëntë nga të afërmit më të afërt të pacientes janë gjithashtu në izolim, tha për MIA Baki Alili, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Dibër, përcjell DibraJon.

Sipas Alilit, gruaja 44-vjeçare, u pranua në Spitalin e Përgjithshëm Dibër të Mërkurën në mbrëmje me temperaturë të lartë të trupit dhe me simptoma të theksuara epileptike.

Pas konsultimit, mjekët vendosën që ta përcjellin për trajtim atë në klinikat e neurologjisë në Shkup, ku ju morr bris dhe pasi mori rezultat pozitiv të koronavirusit, ajo u transferua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

V.T

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!