Në Diber nuk ka punë apo dibranët nuk duan të punojnë ?!

Vetëm një vend i lirë pune u evidentua në Dibër,u publikua ditë më parë në faqen e internetit të Agjencisë së Punësimit.


Dibra është ndër qytetetet me situatën më të papërshtaçme duke ju referuar shifrave të publikuara. Shifrat po ndryshojnë dita ditës. Kjo tregon se pothuajse nuk ka shanse punësimi në vende të vogla siç është Dibra. Në anën tjetër, në prill të këtij viti në Dibër u regjistruan 2.016 të papunë, transmeton DibraJon.

Por qytetarët që jetojnë në Dibër pajtohen se mundësitë e punësimit nuk janë si në Shkup, por thonë se njerëzit janë apatikë kur bëhet fjalë për kërkimin e punës.

“Ai që dëshiron të punon gjen punë, të tjerët rrinë. Puna në Dibër mund të gjendet në një sektor privat, kryesisht me zeje. Njerëzit nuk duan të punojnë, ato migrojnë, zakonisht në Amerikë. Nëse sot ka 8,000 banorë në Dibër, me siguri ka dy herë më shumë në Amerikë. Edhe unë kisha mundësi të largohem, por këtu kam mbetur, edhe pse të ardhurat këtu janë më të vogla “, thotë Ekerim Z. banor i Dibrës.

Të papunët janë demotivuar për shkak të pagave të vogla.

“Ka punë, por të rinjtë dhe të moshuarit nuk duan të punojnë për paga minimale. Pagat janë të ulëta, është fakt, ato duhet të jenë më të larta, por shteti duhet ti mbrojë punëdhënësit. Shpesh unë reklamoj, po kërkoj punëtorë të përgjithshëm, por kam problem t’i gjej, ose nëse dikush vjen në punë, ata heqin dorë një muaj më vonë. Ato masovikisht migrojnë në Gjermani, Slloveni, Itali “, tha pronari i një firme lokale.

Disa njerëz mendojnë se në qytet ka vetëm punë fizike, ndërkohë që nuk ka punë të përshtatshme për njerëzit me arsim të lartë. Edhe pse jo shumë, ka edhe banorë të Dibrës që punuan jashtë vendit, pastaj u kthyen në vendlindjen e tyre dhe hapën dyqanet e tyre për të siguruar jetesën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!