Në fshatin Ame do të ndërtohet azil pleqsh

Objekti i shkollës së dikurshme në fshatin Ame të Dibrës, pranë fshatit Banjisht, në të ardhmen do të jetë azil pleqsh.

Vendimi për kthimin e objektit i cili është në pronësi të komunës së Dibrës, sot u miratua nga Këshilli i komunës së Dibrës, në seancën e 22-të, transmeton DibraJon.

-Kjo bazohet në kërkesën e paraqitur nga “MIMA VELNES” SHPK Dibër, të cilët janë të interesuar të investojnë në realizimin e një projekti për kujdestarinë e të moshuarve duke kryer kujdesin social dhe shëndetësor, shpjegoi Petrit Paçuku, udhëheqës i Sektorit për Planifikimin Urban.

Sipas tij, pas vendimit të miratuar për kthimin e shkollës në azil, kompania në fjalë duhet të realizojë të gjitha aktivitetet e nevojshme që parashikohen me ligj për këtë qëllim.

Nëse ky projekt do të realizohet, kjo do të jetë shtëpia e parë e pleqve në këtë komunë.

Në fund të seancës, Kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, të pranishmive ua uroi festën, Fitër Bajramit, ndërsa në emër të Komunës të gjithë besimtarëve musliman ua uroi festën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!