Në HEC “Drini i Zi” vitin e kaluar janë prodhuar 285 milionë kWh energji elektrike

Hidrocentralet (HE) “Shpilje” dhe “Glloboçicë” që përbëjnë TEC “Drini i Zi” vitin e kaluar kanë prodhuar 285 milionë KV- orë energji elektrike që paraqet realizmin e planit vjetor për mbi 62 për qind.

Kjo nga rezultati i pafavorshëm hidrologjik, por edhe fakti se dy hidrocentralet kanë punuar sipas nevojave të sistemit energjetik, transmeton DibraJon.

“Në Hidrocentralet ‘Shpilje’ në Dibër janë prodhuar 172.9 milionë kilovat- orë energji elektrike që është 64.17 për qind e realizimit të planit vjetor. Krahasuar me vitin e kaluar kur janë prodhuar 366.7 milionë, prodhimi i vitit të kaluar është më i vogël për 47.1 për qind”, thonë nga EMV.

Më realizimin me sukses dhe në kohë të riparimeve dhe revizioneve të pajisjes elektro-makinerike, dy termocentralet janë të gatshme të punojnë më kapacitet të plotë dhe të pranojnë dhe përpunojnë sasinë e ujit që do të arrijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!