Në kuadër të ditës së lumit Drin, u pastrua bregu i liqenit

Nën patronatin e qendrës për përkrahje të shoqatave joqeveritare CSCD, me përkrahjen e Kryetarit të Komunës Dibër Hekuran Duka, dhe me pjesmarje të shkollave që qytetit, sot u organizua dita ekologjike në kuadër rë shënimit të ditës së lumit Drin.

Në këtë aksion u pastrua bregu i liqenit të Dibrës, si një shembull i mirë për të gjithë, transmeton DibraJon.

Aksioni ishte i suksesshëm dhe me pjesmarje të konsiderueshme të ambientalistëve, këtij aksioni i’u bashkangjitën edhe kuadri i ELEM’it, FR-BDI-së dhe vullnetarë të ambientit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!