Në shkollat e mesme në Dibër, Zhupë dhe Rostushe në vitin e parë mund të regjistrohen 544 nxënës

Në bazë të konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitin e parë akademik 201[/2020, në tre shkollat e mesme komunale, aq sa funksionojnë në komunat e Dibrës, Zhupës dhe Mavrvoës, mundësi për regjistrimin kanë 544 filloristë.

“Në institucionin tonë të drejtë regjistrimi në vitin e parë kanë 340 nxënës, në dhjetë paralele, nga ku katër janë në gjuhën maqedonase dhe gjashtë në gjuhën shqipe. Prej tyre nëntë janë gjimnaz, dhe një paralele është ndërtimtari-gjeodezi, në gjuhën shqipe”, deklaroi Shaban Alajbergu, sekretari i shkollës së mesme “28 nëntori” në Dibër.

Sipas tij, nga paralelet në gjuhën maqedonase, tre janë në Dibër dhe një në fshatin Mogorçe, nga ku mund të regjistrohen 136 nxënës. Në gjuhën shqipe 170 janë për gjimnaz dhe 34 nxënës për drejtim të gjeodezisë.

Në gjimnazin “Ata” në Qendër Zhupë, sipas drejtorisë, kuota e regjistrimit në vitin e parë është 102 nxënës. Nga numri i përgjithshëm, 34 nxënës apo një paralele janë në gjuhën maqedonase, ndërsa 68 apo dy paralele janë në gjuhën turke.

“Në shkollën e mesme ‘Rostushe” në vitin e parë sipas konkursit, të drejtë kanë 102 filloristë, në tri paralele dhe të gjitha në gjuhën maqedonase”, deklaroi Ylber Imeroski, përgjegjës për Sektorin për arsim në komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!