Nexhipi: Me Korabin synojmë mbijetesën

Trajneri i mirënjohur, Mensur Nexhipi, është shprehur i kënaqur me përgatitjet e deritanishme të skuadrës së tij Korabi nga Dibra.

“Deri tash jam shumë i kënaqur me ecurinë e përgatitjeve. Futbollistët me përpikëri po kryejnë të gjitha detyrat e dhëna nga stafi teknik. Po ushtrojmë sipas planit të paraparë dhe kështu shpresojmë të vazhdojmë deri në fillim të sezonit pranveror”, deklaroi trajneri me përvojë Mensur Nexhipi.

“Në kuadrin e përgatitjeve zhvilluam edhe dy ndeshje kontrolluese. Me Llabunishtën kemi pësuar humbje, kurse e mposhtëm Gostivarin. Megjithatë, rezultatet në këtë fazë nuk janë shumë me rëndësi, por qëllimi ynë është të komponojmë ekipin për betejat pranverore”, theksoi ai.

“Synimet tona janë sigurimi i ekzistencës në ligën e dytë të perëndimit. Me ardhjen e disa lojtarëve të rinj dhe të tifozëve tanë ‘Sokolat’, besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Ndërsa sezonin e ardhshëm, nëse gjenden mundësi financiare, ambiciet tona do të shtohen edhe më shumë”, përfundoi Mensur Nexhipi, trajneri i Korabit të Dibrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!