Padi penale për dibranin që ndërtoi ilegalisht në afërsi të liqenit

Një banor i fshatit Xhepishtë të Dibrës është padituat për shkak të dyshimeve se ka ndërtuar ilegalisht në tokën e uzurpuar, mbi të rrëndojnë akuzat “uzurpim i pasurisë së paluajtshme” dhe “ndërtimi i paligjshëm”.

-Stacioni policor i juridiksionit të përgjithshëm në Dibra ka ngritur padi penale kundër M.B. (65) nga fshati Xhepishtë i Dibrës. I padituri, ka uzurpuar dy parcela, e para në afërsi të “Tre çeshmave” përgjatë breguat të Liqenit të Dibrës në pronësi të manastirit “Shën Arahangel Gavril” dhe e dyta në pronësi të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Rrugëve, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, transmeton DibraJon.

Sipas tij, М.B. në total ka uzurpuar 608 metra katrorë, ku ka ndërtuar një shtëpi pushimi (vikendicë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!