Për Dibrën vendoset javës tjetër për mësimin me prezencë fizike

Komuna e Dibrës dhe Likovës javën e ardhme do të vendosin nëse mësimi në vitin e ri shkollor do të realizohet edhe me praninë fizike të nxënësve. Për këtë vendim, komunat duhet të dorëzojnë kërkesë tek Ministria e Arsimit, ndërsa kjo e fundit bashkë me një grup të posaçëm pune me anëtarë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të shqyrtojnë kërkesat dhe varësisht nga gjendja epidemiologjike do të marrin një vendim. Kryetari i Dibrës tha për Alsat se shkollat në këtë komunë nuk janë të stërngarkuara me nxënës.

“Ne si Komunë e Dibrës në diskutim me drejtorët e shkollave u konstatua se ne mund që të kemi mundësi që të ndiqet mësimi edhe me prezencë fizike ngase klasat të cilat I kemi ne nuk janë të plotësuara maksimalisht me nxënës. Nëse ne i plotësojmë kushtet mendojmë se prezenca fizike do të jetë shumë më efikase për zhvillimin e procesit arsimor në komunën tonë. Për momentin, mesatarisht ne kemi nga 15 nxënës, domethënë mundemi që të sigurojmë edhe prezencën fizike- deklaroi Hekuran Duka, kryetar i Dibrës

Qeveria nuk ka vendosur se kur do të fillojë viti i ri shkollor. Mirëpo, ka miratuar vendimin për mënyrën e realizimit të procesit edukativo arsimor. Mësimi do të zhvillohet kryesisht në online, me dy përjashtime. Fëmijët nga klasa e parë e deri në tretën do ta ndjekin me prani fizike, ndërsa pjesa tjetër e nxënësve nga arsimi fillor dhe i mesëm mësimin do ta ndjekin nga distanca. Prindërve të nxënësve deri në klasën e tretë do t’u jepet edhe mundësia e zgjedhjes. Ata kanë të drejtë të kërkojnë që fëmijët e tyre të mos detyrohen për prani fizike në shkolla por realizimin e mësimit ta ndjekin përmes internetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!