Përfundojnë 40% e punimeve në Rrugën e Arbrit

40 % e punimeve të Rrugës së Arbërit ka përfunduar. Ndalesa e parë e inspektimit që bëri Kryeministri Rama ishte tuneli i pestë që ka një gjatësi prej 500 metrash.

Pjesa më e vështirë është ndërtimi i Urës së Vashës që lidh dy tunele të këtij segmenti rrugor. Ajo ka një lartësi prej 150 metrash dhe gjatësi prej 316 metrash, transmeton DibraJon.

Sa i takon afateve për përfundimin e punimeve, Rama shkëmbeu batuta si me ministren Balluku asht edhe me prorarin e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës.

Rruga e Arbërit pritet t’i shkurtojë 100 kilometra Tiranës, Dibrës dhe Shkupit. Kjo rrugë ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km nga të cilat janë hapur plotësisht 5 tunele. Një volum i madh pune është kryer për ndërtimin e katër urave kryesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!