Pjesëmarrësit e ultra maratonës “Arteria e Arbrit” arritën në Dibër

Pjesëmarrësit e ultra maratonës “Arteria e Arbrit” mbërritën pasditen e djeshme në Dibër.

Ata u mirëpritën në qendrën e qytetit në Sheshin “Skenderbej” nga një numër i madh i qytetarëve dhe zyrtarë të pushtetit vendor, të udhëhequr nga kryetari Hekuran Duka, përcjell DibraJon.

-Ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë, momente të këndshme në Dibër, banorët e së cilës njihen për mikpritjen e tyre. Ju përgëzoj për vendimin dhe këmbënguljen tuaj për të marrë një rrugë kaq të gjatë, tha ndër të tjera Duka.

Gjithashtu, maratonistë dhe qytetarët e pranishëm u përshëndetën edhe nga deputetja e sapozgjedhur nga Dibra në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Arbana Pasholi.

Maratonistët u nisën nga Sheshi “Skenderbej” në Tiranë dhe kaluan një rrugë prej 116 kilometrash përmes natyrës fantastike të vendit tonë. Organizatorët atyre u siguruan ujë, ushqim dhe mjek gjatë gjithë kohës.

Përndryshe, ndërtimi i autostradës “Ruga e Arbrit” duhet të përfundojë deri në vitin e ardhshëm, me ndërtimin e të cilit distanca midis Tiranës dhe Dibrës do të ulet për më shumë se 100 kilometra dhe do të jetë 72 kilometra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!