Premtimet e Dukës dhe Agollit për Dibrën

Në emisionin “Click Plus” të televizionit “21”, kandidatët për kryetar komune në Dibër, Hekuran Duka nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), treguan prioritetet që do t’i realizojnë nëse ata zgjedhen kryetar, transmeton DibraJon.

 

HekuranDukapremtoi, se që në ditën e parë të mandatit të tij do ta marrë nën menaxhim deponinë e egër dhe do të krijojë vende parkimi në shëtitoren e Dibrës për tregtarët dhe zejtarët që gravitojnë në këtë pjesë.

“Ne do të vazhdojmë me të njëjtën kontratë që e nisi mandatin kryetari i ndjerë, Ruzhdi Lata. Nuk guxojmë të ndryshojmë. Ajo do të jetë vazhdimësi, por ka edhe risi që imponohen nga vetë koha. Për shembull në shëtitoren e Dibrës, aty me kalimin e kohës është shfaqur nevoja për tregtarët, për zejtarët që veprojnë në atë pjesë, është shtuar nevoja që të bëhen disa parkingje. Ka edhe disa freskime të tjera, për shembull unë do të bëj kontroll të deponisë së qytetit, e cila është e mirëmbajtur, por duhet më shumë të mirëmbahet, se asnjëherë nuk është mjaftë. Ditën  parë që do të ulem aty me plotë kompetencë, ta marrë në kontroll atë deponi, sepse ajo deponi tash për tash s’kemi ku e çojmë, por do ta mbajmë nën kontroll, që të  mos jetë një deponi e egër e cila nuk do të ndot qytetin. Kemi thënë se do të bëhet edhe deponi rajonale, kërcova Dibra dhe Struga në Dobërcë, por ajo hiqet e tërhiqet që 10 vjet, dhe nuk bëhet”, tha Duka.

Ndërkaq Arben Agolli, duke sjellë në studio fotografi, premtoi se Komunën e Dibrës do ta bëj më transparente ndaj qytetarëve, do t’i zgjidh problemet me infrastrukturën e qytetit dhe fshatraverrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, do ta rishqyrtojë marrëveshjen me mbetjet që sillen nga Rostusha e Mavrova, do ta zhvillojë turizmin dhe se do ta çlirojë Liqenin e Dibrës nga siç e quajti ai, bomba ekologjike.

“Ne premtojmë transparencë të plotë për të gjitha shpenzimet e komunës. Njëherë e përgjithmonë dibranët duhet të jenë të sigurte, dhe të jenë në gjendje të marrin informacion në çdo kohë dhe për çdo lloj shpenzimi që bëhet nga komuna. Kemi probleme që kanë të bëjnë infrastrukturën e qytetit, me deponinë e qytetit. Kemi probleme që janë të fshatrave, si uji i pijshëm dhe kanalizimi. Ne kemi plan që menaxhimin e këtyre problemeve, t’ia lëmë Ndërmarrjes Publike “Standard” që ajo t’i menaxhojë këto probleme nëpër fshatra dhe qytet. Kemi raste që sillen edhe mbetje nga Rostusha, dhe nuk kemi informacion se çfarë lloje mbetjesh janë ato: medicinale apo ndërtimore. Do ta rishqyrtojmë kontratën me mbetjet e Mavrovës dhe Rostushës, në ndërkohë do të përpiqemi që t’i menaxhojmë më mirë deponitë e fshatrave. Nëse në vitin 2021/22 Rruga e Arbrit mbërrin në qytetin tonë, atëherë që i bie që edhe Qeveria jonë të mendojë për infrastrukturën. Sepse Arbri nëse lidhet me rrugët që i ka Dibra për momentin, është shumë vështirë që realizohet. Personat që kam angazhuar unë për çështjen e infrastrukturës, tregojnë se pas ndërtimit të Rrugës së Arbrit, gjatë fundjavave në Dibër priten të vijnë deri 5 mijë tiranas. Kemi Liqenin, dy lumenj, pyje dhe banjat termale. Por që të arrihet kjo, do të bëjmë një punë, dhe kjo është deponia që gjendet rrugës për në kufi. Kjo është bombë ekologjike”, tha Agolli.

Përndryshe, zgjedhjet lokale në Dibër do të mbahen më 21 prill, paralelisht me zgjedhjet lokale në dy komuna tjera: Ohër dhe Novoselë, dhe me zgjedhjet presidenciale. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të jetë më 5 maj.

Zgjedhjet në Dibër mbahen për shkak se ish kryetari, Ruzhdi Lata, radhë e BDI-së ndërroi jetë.

Duka ka mbështetjen e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), ndërkaq Agolli të Lëvizjes BESA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!