Punonjësit NP “Standard” e pezulluan grevën

Punëtorët komunal të Dibrës u pajtuan me pushtetin lokal të presin edhe një muaj për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen, pas skadimit të afatit të dhënë për këtë, që vijoi pas grevës dy javore.

“Në takimin që e kishim me punëtorët në Ndërmarrjen publike komunale ‘Standard’ hasëm në mirëkuptim për të na dhënë periudhë shtesë njëmujore që të mund të gjejmë mundësi për tejkalimin e problemeve. Ne tërësisht e kuptojmë pakënaqësinë e tyre, por problemet janë grumbulluar me vite për çka është e nevojshme marrje e aktiviteteve dhe masave për të cilat është e nevojshme kohë”, deklaroi Bashkim Mashkuli, kryetar i Këshillit të komunës së Dibrës.

Lajmin e konfirmojnë edhe nga ndërmarrja, të punësuarit e të cilëve e ndërprenë punën më datë 15 të këtij muaji, me kërkesë që t’u paguhen kontributet për sigurim shëndetëso, pensional dhe invalidor për 11 vit, rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve për punë.

Një ditë më pas, Këshilli i komunës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme në të cilën problemi i “Standard” ishte pika e vetme e rendit të ditës. Pas debatit që zgjati për disa orë. në të cilin morën pjesë edhe një pjesë e të punësuarve, Këshilli vendosi ta autorizojë kryetarin e komunës, në bazë të ligjit me mbështetjen e tij ta zgjidhë problemin e “Standard” në afat prej dhjetë ditëve.

Pas kësaj edhe takimi me funksionarët më të lartë të komunës me të punësuarit, ata vendosën që ta pezullojnë grevën dhe shpejtë e pastruan qytetin i cili filloi të mbytet në mbeturina.

Për 80 të punësuar në “Standard” nga muaji janar i vitit 2015 rregullisht u paguhen kontribute, por për shkak të borxhit të mbetur ndaj Fondit ata edhe më tej nuk mund të marrin shërbime shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!