Rama nga Dibra e Vogël prezanton projektin e “Rrugës së Arbrit”

“Tashmë Rruga e Arbrit nuk është më një ëndërr e dibranëve, por një premtim i mbajtur”, tha Kryeministri Rama gjatë prezantimit të projektit të rrugës ditën e sotme në Bulqizë.

“Dibra ka ndihmuar në zhvillimin e vendit shumë më tepër se sa ka mundur të ndihmojë veten sepse mungesa e rrugës që bën shumë kush të stepet para se të vijë këtu dhe nga ana tjetër ka bërë që shumë të tjerë të mos bëhen dëshmitarë të bukurive natyrore. Një paraardhësi i imi i cili thoshte se katërvjeçari në të cilin ai iku do të ishte 4- vjeçari i mbarimit të infrastrukturës. Sipas tij ‘Rruga e Arbrit’ duhet të kishte mbaruar gjashtë vite më parë. Rruga e Arbrit nuk është më ëndrra e dibranëve që e kanë dashur prej kohësh por është një zotim i mbajtur”, tha Rama.

“Pas ndërtimit të rrugës, Dibra do të jetë një lagje e madhe Tiranës, pasi integrimi do të jetë i plotë. Dibra do të kthehet në oborrin e pasmë të metropolit. Me ndërtimin e rrugës do të shikojmë ndryshime të mëdha në bujqësi, turizëm dhe jo vetëm. Po diskutojmë me qeverinë Maqedonase për të ndërtimin e pjesës së mbetur në anën tjetër të rrugës”, tha Rama.

Kryeministri theksoi më tej se segmenti i ri e bën Bulqizën 30-40 minuta nga Tirana.

Ai tha se qeveria synon që në fund të katër viteve duam që rrugët tona të jenë me standardet evropiane. “Duam që këtë rrugë ta përfundojmë brenda këtij mandati. Në buxhetin e 2018 kemi 42% më shumë financime për infrastrukturën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!