Reshat Kaçallniku, koordinues i myftinisë së Dibrës

Me vendim të Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame, si organ i tij më i lartë, për koordinues të myftinisë së Dibrës është emëruar imami Reshat Kaçallniku.

Dyzet e dy vjeçari Kaçallniku, shkollën e mesme e ka kryer në “Medresenë Isa Beu”, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave islame në Shkup. Në shërbim të BFI-së është 23 vjet.

Dokumentin për emërimin e tij për koordinim të myftinisë së Dibrës ia dorëzoi Muamer Veseli, përfaqësues i BFI-së. Ai vjen në vendin e myftinisë së deritanishëm Ramazan Hasa, i cili në këtë funksion ishte nga viti 2013.

Hasa ka deklaruar se ndërrimi vjen pas dorëheqjes së dhënë nga ana e tij, për shkak të pensionimit. Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari Hasa në shërbim të BFI-së është nga viti 1981.

Myftinia e Dibrës i përfshin komunat Dibër, Qendra e Zhupës dhe Mavrovë e Rostushë, përkatësisht rajonin e Rekës. Myftinia i ri do të zgjidhet sipas statusit të BFI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!