Rritet numri i të prekurve nga fruthit

Nga njësia e Institutit të Shëndetit Publik në Dibër thonë se mbi dhjetë të rritur janë prekur nga sëmundja e fruthit ditët e fundit në qytet.

Epidemiologu Mentor Mela tha se fenomeni është shqetësues dhe i bën thirrje popullsisë për të shmangur vendet publike ku fekuentohen nga shumë njerëz.

“Ky fenomen është shumë shqetësues, sepse fruthi është regjistruar në të rriturit mbi 30 vjeç,” tha Mela, duke shtuar se njësia e Institutit të Shëndetit Publik tashmë ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme.

Të gjithë të prekurit janë nga Dibra, thonë përfaqësuesit e institucionit shëndetësor, transmeton DibraJon.

Shfaqja e fruthit në të rriturit në Dibër dhe rrethinë nuk është regjistruar që nga vitet e 30-ta, dhe sipas epidemiologut Mela, është e qartë se ky është një rast është paraqitur tek njerëzit që kanë humbur imunitetin sepse kanë marrë vetëm një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje tre dekada më parë .


K.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!