Ruzhdi Lata, jeta dhe vepra (FOTO)

Ruzhdi Lata, u lind më 06.05.1953, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlinje, të mesmen në Medresenë "Alaudin" në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdon studimet në fakulltetin Filologjik-dega Gjuhë orientale në Univerzitetin e Prishtinës.

Shkallën e tretë të studimeve e kreu në Univerzitetin e Prishtinës dhe morri titullin Magjistër i shkancave të filologjisë.

Prej vitit 1980 ka punur në Bashkësinë Islame dhe në të njejtën kohë ka ligjëruar në Univerzitetin e Prishtinës në katedrën e Orientalistikës deri në vitin 1991 kur serbët me dhunë e larguan nga fakullteti. Punën në Prishtinë e vazhdoi edhe dy vjet në shtëpi private ku fakullteti mbate mësim.

Pas vitit 1993 përsëri paralelisht dy vjet punoi në Bashkësinë Islame në Maqedoni dhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup deri në vitin 1995.

Pas vitit 1995 punoi vetëm në Bashkësinë Islame deri në vitin 2009, pas vitit 2009 gjer në vititn 2013 punoi paralelidht në BFI dhe në katedrën e Orientalistikës në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Nga viti 2013 u zgjodh kryetar i Komunsë së Dibërs, pozicion të cilin e ushtori deri në ditën e fundit të jetës, përcjell DibraJon.

Gjatë karierës është marrë me përkthime nga arabishtja, vepra e dhjetë e Sahihil-Buhariut, nga turqishtja, romani i Sami Frashërit "Dashuria e Talatit me Fitneten", publikimi i disa artikujve në katë vazhdime për Hazhi Vehbi Dibrën, Haki Sharofin, Fuat Dibrën etj.

lata bejli
lata berisha
lata nishani
lata ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!