SHAD shpërndau 115 metër kub dru për familjet në nevojë

Ky aktivitet u realizua si vazhdimësi e fondit të grumbulluar në aksionin humanitar gjatë muajit të Ramazanit “Një pako me ushqim për familjet në nevojë”.

Sa për rikujtim: në aksionin e muajit të Ramazanit u grumbulluan $20,100 dhe u shpërnda ushqim në 95 familje ($9,500) si dhe 41 familjeve ju mundësuam nga dy bukë në ditë, për 30 ditët e Ramazanit(2460 buke $1,050) total:$10,550


Nga pjesa e ngelur $ 9,550 , dega e bamirësisë bashk me bordin drejtues, vendosën që në fazën e dytë nga ky buxhet, të ndihmojmë familjet në nevojë duke ju shpërndarë dru për t’ju va lehtësuar sezonin e veshtirë të dimrit. Familjet në nevojë u përzgjodhën nga lista e njejtë që ju shpërndamë edhe ushqim gjatë muajit të Ramazanit.

Gjithsej u shpërndanë 115 metër kub dru, nga 5 metër kub dru për 23 familje në qytetin e Dibrës me shumë totale $4,394

Falemnderime pafund për Maksud Maksud Kerluku Maxi dhe Sokol Torte, të cilët shkuan derë në derë me ditë të tëra për tu siguruar që kjo ndihmë shkon në familjet e duhura si dhe na raportuan me transparencë të plotë.
Jemi shumë mirënjohës që në c’do aktivitet të SHAD-it kemi përkrahje nga vullnetarët në qytetin e Dibrës.

Gjithashtu ju falemnderojmë edhe njeherë të gjith JU të cilët ju bashkangjitët nismës së Shoqatës për të ndihmuar familjet në nevojë.

P.s. Në takimet e rradhës së kryesisë do të vendosim edhe për mënyrën e fazës së tretë nga buxheti i ngelur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!