Shënohet “Dita e Europës” në Dibër

Oborri i gjimnazit të Dibrës “28 Nëntori” prej sot e zbukuron mozaiku të cilin nxënësit e quajnë “Të bashkuar në Evropë”.

“Këtë kënd të bukur e kanë bërë nxënësit tonë me rastin e 9 majit- Ditës së Evropës. Duke menduar se çka të bëjnë në shënim të Ditës, ndërsa do të mbetej në oborrin tonë, u dakorduam të punojmë një mozaik me lule dhe ngjyra ku do të shkruhet ‘9 Maj’. Në punimin kanë marrë pjesë nxënës të të gjitha bashkësive etnike, ashtu siç çdo ditë shoqërohen në gjimnaz”, ka thënë për MIA, Arta Kaba- Gorenca, profesoreshë e artit figurativ.

Nxënësit të cilët kanë marrë pjesë me vepra arti në ekspozitën me rastin e Ditës së Evropës, janë optimistë se së shpejti vendi do të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Derisa nxënësit kanë punuar në mozaikun, aq sa i lejojnë obligimet, me ta ka qenë edhe kryetari i komunës, Hekuran Duka i cili tha fjalë lavdëruese për idenë.

Në organizim të pushtetit lokal, ndërsa në bashkëpunim me institucionet arsimore, Dita e Evropës në Dibër është shënuar me më shumë aktivitete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: NDALOHET KOPJIMI! Faleminderit për mirëkuptimin!